Trendafilova vjen në Kosovë, flet për zhvillimet e fundit të Dhomave të Specializuara

12:29 | 25 Gusht 2021
arbresh.info

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekaterina Trendafilova dhe Administratorja, Fidelma Donlon, do të qëndrojnë në Kosovë.

Më 7 shtator 2021, Kryetarja Ekaterina Trendafilova dhe Administratorja, Fidelma Donlon do të mbajnë një veprimtari komunikimi dhe ndërgjegjësimi në Prishtinë për të folur për mandatin, punën dhe zhvillimet e fundit në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK). Media është e ftuar të pasqyrojë dhe të marrë pjesë në këtë veprimtari.

Takimi ndërveprues shënon fillimin e një angazhimi të shtuar të Kryetares dhe të Administratores në veprimtaritë e komunikimit dhe ndërgjegjësimit të DHSK-së. Duke pasur parasysh rregulloret e shëndetit dhe të sigurisë si rezultat i pandemisë globale Covid-19, Kryetarja dhe Administratorja po shfrytëzojnë mundësinë
e parë për të udhëtuar në Prishtinë për t’u takuar me shoqërinë civile dhe të tjerët./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme