Gjykatësja Ekaterina Trendafilova, Kryetare e Dhomave të Specializuara të Kosovës, thotë se shumë shpejtë do të funksionalizohen tërësisht Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Këto komente ajo i ka bërë në konferencën për shtyp që po e mbanë në ndërtesën e Dhomave të Specializuara, në Hagë, duke shtuar se gjatë majit do të rishikohen nëntë prej rregullave të Rregullores së Procedurës dhe të Provave, që u konstatua nga Dhomat e Specializuar të Gjykatës Kushtetuese se ishin në mospërputhje me Kapitullin II të Kushtetutës. Gjykata gjithashtu nuk mundi të nxirrte konstatim nëse një rregull tjetër ishte në përputhje me Kapitullin II të Kushtetutës, shkruan arbresh.info.
Pas rishikimit, do t’i përcillen përsëri kësaj gjykate dhe brenda një afati prej 30 ditës do të ketë mundësinë të vërtetojë kushtetutshmërinë e tyre, për të vazhduar më tutje.
Gjatë deklaratës në lidhje me ecurinë e punës së Dhomave të Specializuara të Kosovës, veçanërisht në lidhje me Rregulloren e Procedurës dhe të Provave, ajo u zotua për profesionalizëm duke shprehur privilegjin si kryetare.
“Po ashtu duhet të kemi shumë kujdes që të mbrohen dëshmitarët.”
Lidhur me emra konkretë, presidentja Trendafilova tha se në këtë moment nuk kam se ç’të them, jemi në fillim të procesit, por siguroj se ekipi i gjykatësve do të jetë së shpejti plotësisht operativ dhe se prokurorët do të jenë tërësisht të pavarur të marrin vendime, shkruan arbresh.info.
“Në këtë moment unë nuk mund të flas për emrat e të akuzuarve, kjo është punë e prokurorëve”, thotë Trendafilova.
Ajo ka vlerësuar lartë edhe rolin e medies, për raportim gjatë këtij procesi, duke e cilësuar si vital./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...