Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova ka bërë të ditur se deri tani nuk ka asnjë aktakuzë nga kjo gjykatë për ndonjë prej ish-luftëtarëve të UÇK-së.
Ajo ka thënë se do të sigurohen që të ketë mbrojtje të dëshmitarëve dhe se nuk do të ketë ndërhyrje politike në punën e dhomave të specializuara të kësaj gjykatë, shkruan arbresh.info.
“Nuk ka aktakuza deri më tani përfundimisht”, ka sqaruar ajo.
Sipas saj, Qeveria e Zvicrës për dy vjet do të ndihmojë vizitat dhe takimet me shoqërinë civile që të shmangin keqkuptimet.
“Vërtetë është përgjegjësi e madhe dhe shpresoj që në këtë pozitë nuk do të përballem me situata që do të më bënin të mos ndihem rehat në takimet me ju”, ka deklaruar Trendafilova sot gjatë takimit meë zyrtarë qeveritarë dhe me shoqërinë civile.
/arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1605660822832337/
Presidentja dorëlirë me parat e shtetit, ndanë 10 mijë euro ...
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...