Kryetarja e Dhomave të Specializuara (DhSK), Ekaterina Trendafilova, gjatë qëndrimit në Kosovë ka zhvilluar një takim me përfaqësues të shoqërisë civile dhe gazetarë.
Në fillim të këtij takimi kryetarja Trendafilova ka prezantuar një rezyme të shkurtër të themelimit të Gjykatës Speciale, për të vazhduar me një prezentim të rasteve që janë duke u gjykuar dhe atyre që janë gjykuar në instanca të ndryshme në këtë gjykatë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Trendafilova pjesën me të madhe të këtij takimi i është përgjigjur interesimit të pranishmëve lidhur me Gjykatën Speciale dhe proceset gjyqësore që janë duke u zhvilluar atje.
Në pyetjen e Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) se pse ka pasur mungesë të transparencës lidhur me dëshmitarin e 29-të në rastin Thaçi dhe të tjerët, i cili ka refuzuar të dëshmojë, ndërsa gjykatës i janë dashur me shume se 1 muaji kohë që të njoftojë për fatin e këtij dëshmitari, kryetarja Trendafilova tha se nuk din shumë për këtë dëshmitar.
“Të bëhem e sinqertë nuk është që kam marrë informata sa i përket këtij dëshmitari”, tha ajo, ndërsa për ta informuar lidhur me këtë dëshmitar, reagoi zëdhënësi i DhSK-së, Michael Doyle.
Lidhur me pyetje për dëshmitarin e 29-të, pasi dëgjoi informatat e Zëdhënësit Doly, kryetarja e DhSK-së tha se mund të ketë pasur dyshime për ndonjë manipulim.
“Keni të drejtë, mund të ketë dyshime që mund të ketë pasur ndonjë manipulim, por ju siguroj se kjo nuk ndodhur asnjëherë. Gjyqtarët nuk mund ta komprometojnë zbatimin e ligjit.
Po ashtu, IKD ka kërkuar nga kryetarja Trendafilova se çdo veprim i kësaj gjykatë të ketë bazë ligjore dhe mbështetje në prova, të respektohen liritë dhe të drejta e njeriut dhe që të gjitha veprimet të bëhen publike, gjithmonë pa dëmtuar hetimet apo penguar administrimin e drejtësisë.
Në vazhdim të këtij takimi, kryetarja Trendafilova duke ju përgjigjur interesimit të pranishmeve është deklaruar për shumë tema.
Lidhur me ndalimin e vizitave dhe komunikimeve për Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin, Trendafilova ka thënë se pritet të ketë një vendim final.
“Unë nuk kam marrë mendimin e prokurorit, dhe as të mbrojtjes, të shohim se çka do të vendoset. Gjyqtarët do të vendosin se kush nga familjarët e afërt të tyre mund t’i vizitojë. Takimet me avokatët e tyre nuk mund të limitohen aspak, dhe as monitorohen”, tha Trendafilova.
Ndërsa për ndikimet në këtë gjykatë, kryetarja e DhSK-së i ka mohuar zërat që të ketë pasur ndikime nga jashtë në këtë gjykatë.
“Deri tash nuk ka ndodhur që dikush të guxojë të bëjë presion mbi ndokënd, as mbi mua dhe as mbi kolegët e mi”, tha Trendafilova.
Në lidhje me gjatësinë e dënimit që mund të shqiptoj kjo gjykatë, Trendafilova ka përmendur burgimin e përjetshëm.
“Gjykata mund të shqiptojë dënime me burgim të përjetshëm. Gjykatësit mbështeten në Kodin Penale të Kosovës”, tha kryetarja e DhSK-së.
Sa i përket transparencës se seancave gjyqësore, konkretisht për seancat që zhvillohet të mbyllura për publikun, kryetarja Trendafilova një pjesë të fajit ua la edhe avokatëve mbrojtës, të cilët sipas saj janë edhe ata që kërkojnë mbyllje për publikun të seancave.
Përndryshe në fillim të këtij takimi, kryetarja e DhSK-së, Ekaterina Trendafilova tërthorazi komentoi edhe protestën e Partisë Socialdemokrate të Kosovës, duke thënë se do dëshironte që pakënaqësitë për këtë gjykatë të shprehen në këtë diskutim dhe jo më ngjarje si sot.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës