Kryetarja e Dhomave të Specializuara, gjykatëse Ekaterina Trendafilova, gjatë ditës së mërkurë, ka dërguar në Kushtetuese për vlerësim nëntë prej rregullave të gjykatës nga Rregullorja e Procedurës dhe të Provave të Speciales, pasi janë rishkruar ato.
Në një komunikate për media, thuhet se referimi bëhet pas rishikimit të nëntë prej 208 rregullave në bazë të Aktvendimit të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese të datës 26 prill 2017.
“Rregullat 19, 31, 32, 33, 35, 36, 38, 54, dhe 158, në formën e rishikuar përfshijnë konstatimet e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me pajtueshmërinë e tyre me standardet më të larta të të drejtave të njeriut dhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Këto rregulla trajtojnë mungesën e gjykatësve dhe vijimin e procedurave, masat hetimore që merr Prokurori i Specializuar, rivlerësimin e masës së mbajtjes në paraburgim dhe lirimin e personave të shpallur të pafajshëm nga një trup gjykues”, thuhet më tej në komunikatë.
“Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese ka deri në 30 ditë për rishqyrtimin e Rregullores për të siguruar përputhshmërinë e saj me Kapitullin II, përfshirë nenin 55, të Kushtetutës që garanton të drejtat themelore. Nëse konfirmohet, Rregullorja do të hyjë në fuqi shtatë ditë pas vendimit të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese. Pas hyrjes në fuqi të Rregullores, Dhomat e Specializuara do të funksionalizohen tërësisht në aspektin gjyqësor dhe do të jenë të gatshme për kryerjen e procedurave gjyqësore”, përfundon njoftimi./arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...