Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova hodhi poshtë kërkesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit, të datës 16 gusht, për vetëtërheqjen e saj nga detyra specifike e caktimit të panelit të Gjykatës së Apelit, i cili do të vendosë mbi ankesën e Thaçit për lirimin e përkohshëm.
Dhomat e Specializuara të Kosovës emërtim zyrtar i Gjykatës Speciale mohojnë përfshirjen e krye gjyqtares në çfarëdo manipulimi ne caktimin e paneleve.
”Presidentja tutje kujton se ajo deri tani ka krijuar përbërje të ndryshme të kolegjeve të Gjykatës së Apelit nga katër gjyqtarët e njëjtë. Akuzat që kryetarja e Gjykatës, qëllimisht largoi një gjyqtar është në kundërshtim me praktikat ekzistuese”, thuhet në vendimin e Gjykatës.
Sikur në vendimin refuzues në rastin Nasim Haradinaj e Hysni Gucati, ku u kërkua po ashtu përjashtimi i Trendafilovës edhe në atë për Thaçin Specialja mohon krejt mundësitë për ndërhyrje politike.
Avokatët e ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Holandë, pretendojnë se kryetarja e Gjykatës si dhe kryeprokurori Jack Smith në një takim me diplomat të huaj kanë tejkaluar kompetencat e tyre. Flitet për një takim në dhjetor të 2020-ës.
”Presidentja tutje kujton se ajo deri tani ka krijuar përbërje të ndryshme të kolegjeve të Gjykatës së Apelit nga katër gjyqtarët e njejtë. Akuzat që kryetarja e Gjykatës , qëllimisht largoi një gjyqtar është në kundërshtim me praktikat ekzistuese”.
Shefja e Gjykatës Speciale më 7 shtator pritet të vizitojë Kosovën./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...