Lulet kanë rëndësi shumë të madhe në jetën tonë.
Ato shpesh shihen si simbol i paqes, gëzimit dhe dashurisë.
Çdo lule ka veçantinë dhe kuptimin unik të saj. Ato nuk mungojnë asnjëherë në ditëlindje, diplomime, dasma dhe evente të tjera të rëndësishme.
Ato janë aksesorët më të bukur të shtëpisë dhe përveç bukurisë gjejnë përdorim edhe në prodhimin e ilaçeve dhe parfume aromatike, raporton Arbresh.info.
Dashuria për lulet, e ka shtyrë Bedri Vitinë, të hap një kopsht.
Vitia është pronar i dhe tregon për Arbresh.info se bashkë me familjen e tij, tash e 12 vite merren me kultivimin, rritjen dhe shitjen e luleve.
Ai mban mend fillimet e tij, ku me të ardhurat vetanake kishte arritur të hap një dyqan të vogël, që më pas arriti të bëhet njëra nga pikat më të mëdha të furnizimin në Kosovës.
Pronari i kësaj lulishte na tregon se qytetarët kanë arritur të kuptojnë rëndësinë e lules, jo vetëm për bukurinë, por edhe për shëndetin.
Duke shtuar se kohëve të fundit është rritur interesimi i blerësve të luleve të natyrës.
Megjithëkëtë, edhe pse ka interesim të qytetarëve, Vitia thotë se nuk ka ndryshim të çmimeve përkundër inflacionit në vend.
Vitia ka thënë se kultivon të gjitha lulet që i përshtaten klimës tonë.
“Që nga 12 vjet kemi hapur biznesin, nga një biznes i vogël e kemi zgjeruar duke u marr me prodhime. Ka lule të ndryshme sezonale, dekorative. Ne furnizojmë me të gjitha, ka nisur me u vetëdijesuar qytetarët dhe interesimi është rritur. Çmimet janë normale, të njëjta variojnë nga pak. Gjatë viteve interesimi ka qenë i vogël por po shkon duke u rritur. Prej qershorit është sezona kur kemi më së shumti punë dhe pastaj fillon që të bie interesimi dhe puna”, thotë Vitia.
Ai pohon se blerësit e luleve i përdorin për çfarëdo ahengu, por edhe për ceremoni mortore.
Çmimet e luleve, sipas tij, nisin nga 25 cent e më lartë.
“Çmimi variojnë në bazë të lules, fillon nga 25 cent e më lartë. Qytetarët i kemi të rregullt, mundohemi që të bëjmë maksimumin për çmimet dhe për të mbajtur nivelin e njëjtë. Jemi munduar me mbajt çmimin sa më real për ta”, tregon ai.
Furnizimin Vitia e bënë direkt nga Holanda dhe e shpërndan në lulishtet e vogla.
“Këto janë lulet e prera bëhet për buqeta, kurora të gjitha lulishte e vogla vijnë dhe furnizohet. Furnizimi ynë bëhet nga Holanda direkt, janë të gjitha lulet për çfarë do ahengu, por edhe për varrime”, pohon pronari i kopshtit të luleve.
Ai thekson se lulja që më se shpeshti dhurohet është trëndafili, i cili konsiderohet imazh i bukurisë dhe dashurisë.
Për gjithë mundin, përkushtimin që duan lulet, Vitia thotë se nuk ka asnjë ndihmë nga shteti, edhe në rastet kur ka dëme nga kushtet atmosferike.
Pronari i kësaj lulishte tregon se nga reshjet e fundit ka pasur shumë dëme, por sipas tij, askush nga shteti apo Komuna nuk e ka vizituar, e as ndihmuar.
“Nuk është ardhur askush, ka pasur dëme prishje por nuk na ka ndihmuar askush. Reshjet e fundit ka pasur dëme, sepse bie shi shkulen lulet disa dhe thyhet. Sa herë të ketë reshje ka dhe dëme”, pohon ai.
Ndryshe, për kultivimin e luleve, nevojitet klimë dhe tokë e përshtatshme, si dhe mbi 400 metra lartësi mbidetare në vendin ku ajo mbjellët./Arbresh.info/ Diellza Gashi/
Krimet ekonomike në Komunën e Graçanicës, dy persona shoqëro...
Mbledhja e KQZ-së dështon, VV revoltohet për afatin e regjis...
Nesër, nga ora 15:00, mbyllet qarkullimi në segmentin Kijevë...
Ismaili: Dërgesat e mërgatës deri në muajin shtator 2024 arr...
Leo i nervozuar me veprimin e Vullnetit
‘Mbylle gojën’, ‘përndjekëse’, debat i ashpër mes banorëve