Gjendja e hekurudhave në Kosovë është e mjerueshme ngase nuk ka investime në to, derisa shumica prej tyre janë jo funksionale për arsye të uzurpimeve, mbindërtimeve pa leje dhe vjedhjeve të binarëve.
Përveç hekurudhës Fushë Kosovë – Pejë, që është përmirësuar infrastruktura, në hekurudhat tjera nuk ka investime dhe janë në gjendje të mjerë, sidomos, ajo prej Klinës deri në Prizren, me theks të veçantë ajo prej Xërxës deri në Prizren dhe nga Prishtina deri në Podujevë.
Përveç këtyre problemeve infrastrukturore, trenat serb nga Rashka e Serbisë deri në Mitrovicë po vazhdojnë të qarkullojnë çdo ditë pa leje.
Kështu ka thënë kryetari i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave në Kosovë, Arsim Berisha në një intervistë për KosovaPress, i cili shprehu shqetësimin e tij edhe për procedurat tenderuese jo transparente për përzgjedhjen e kompanisë nga Infrakos për rehabilitimin hekurudhor Hani i Elezit – Mitrovicë të financuar nga Komisioni Evropian.
Berisha i drejtohet shqiptarëve në Londër: Keni rol përcaktu...
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje
Eksperti gjerman bën një propozim radikal: Burrat patentë-sh...
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin