Tregu në Fushë Kosovë po funksionin normalisht, ani pse me vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covuid-9 një gjë e tillë është e ndaluar rreptësisht.
Arbresh.info, ka siguruar foto të tregut në Fushë-Kosovë, ku përveç numrit të madh të njerëzve, shihet se pjesëmarrësit në treg nuk respektojnë masat mbrojtëse kundër Covid-19, siç janë mbajtja e distancës dhe vendosja e maskës, raporton arbresh.info.
Arbresh.info, po ashtu merr vesh se inspektorët e Ministrisë së Shëndetësisë dhe policia pritet të marrin masa për mbylljen e këtij tregu.
Ndryshe, në vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19, ndalohet veprimtaria e tregjeve publike të automjeteve dhe kafshëve në gjithë territorin e Republikës së Kosovës./arbresh.info/
Prokuroria Themelore në Prishtinë nesër mban konferencën për...
BQK lansoi Platformën për krahasimin e produkteve dhe shërbi...
Vazhdon “magjia” e Cole Palmer në Premier League
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...
Dëmtohet kablloja elektrike nënujore që lidh Finlandën dhe E...