Tregu i Kosovës në vazhdimësi edhe më i pushtuar nga mallrat ‘Made in Serbia’. Kosova përveç që ka importin e mallrave më të madh nga Serbia, këtë vit ka shënuar edhe ngritje të importit nga ky shtet. Vlera e importit të mallrave nga Serbia nga janari i vitit 2018 deri më 15 tetor të këtij viti është rreth 360 milionë euro, kryesisht mallra të industrisë ushqimore dhe të materialit ndërtimor.
Ndërkaq, Kosova ka eksportuar mallra në këtë shtet në vlerë jo më shumë se 23 milionë euro.
Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci thekson se nëse vazhdon ky trend, importi deri në fund të vitit shënon 5 për qind rritje krahasuar me vitin e kaluar.
“Serbia ka vite, realisht kemi 7-8 vitet e fundit që produktet e Serbisë e kalojnë gati 300-400 milionë euro brenda një viti. Flasim për mallra të cilat importohen në mënyrë të rregullt, derisa ky trend I rritjes së importit të mallrave prej Serbisë rritet çdo vit në 5% më shumë. P.sh., në këtë , për momentin ku jemi, nga Serbia ne kemi importuar 360 milionë euro vlerë të produkteve, kurse deri në fund të vitit presim që vlera e produkteve serbe të tejkalojë 400-milionëshin, pra të kalojë edhe vitin e kaluar, të jetë më e madhe se viti i kaluar”, thotë ai.
Ndërsa, importi i produkteve të Serbisë është shumë i llojllojshëm, duke filluar prej makinerive deri te industria ushqimore. Sipas zëdhënësit Stavileci, nuk mund të ndahen në produkte të veçanta.
Stavileci: Produktet e industrisë ushqimore dhe ndërtimit importohen më së shumti
“Nuk besoj që ka një grup të produkteve për të cilat mund të themi është ky që prinë, për shkak se Serbia ka dy industri shumë të fuqishme, pra industrinë ushqimore, e ka edhe industrinë e ndërtimit , që d.t.th një pjesë e madhe ekëtyre produkteve vijnë direkt prej Serbisë drejt në Kosovë. Për këtë arsye janë edhe këto dyja. Ushqimi është produkt i cili konsumohet në mënyrë të rregullt dhe shumë shpesh dhe për këtë arsye ka një vlerë të madhe”, thekson ai.
Ndërsa, vendet tjera të cilat renditen pas Serbisë për import, është Gjermania me 299 milionë euro e 374 mijë 314 euro. Vendi i tretë është prej të cilit importon Kosova mallra është Turqia me 251 milionë e 268 mijë e 185 euro, renditet pas saj Kina me mallra në vlerë prej 233 milionë e 328 mijë e 289 euro. Italia me 162 milionë e 238 mijë e 609, Shqipëria me 151 milionë e 894 mijë e 257, Maqedoni me 128 milionë e 52 mijë e 868 dhe në vendin e terë Greqia me 88 milionë e 474 mijë 619.
Ndërkaq, vlera e importit të përgjithshëm për dhjetë muaj e parë të këtij viti është mbi 2.5 miliardë euro, kurse vlera e eksporteve të përgjithshme është vetëm 230 milionë euro.
Vendi në të cilin Kosova eksporton më së shumti është Shqipëria, ku çdo vit bilanci tregtar shkon duke u rritur.
Mensure Çerkezi zyrtare për Statistikat e Tregtisë së Jashtme në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, ka thënë për KosovaPress se prej muajt janar deri në gusht, Kosova ka eksportuar në Shqipëri 42 milionë e 333 mijë e 343 ose 18.6 përqind më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar.
Në Maqedoni janë eksportuar nga Kosova mallra në vlerë prej 28 milionë e 805 mijë e 360 ose 12.6 më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërkaq, eksporti i Kosovës për në Serbi, në këtë periudhë është 23 milionë e 299 mijë e 210 euro.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...