Mbeturinat kanë kapluar Tregun e Gjelbër, në çdo cep të tregut po kundërmon erë e keqe dhe e padurueshme.
Gjuajta vend e pa vend dhe mos heqja e mbeturinave me kohë ka shkaktuar pakënaqësi tek qytetarët që janë frekuentues në atë pjesë.
Kontejnerët e mbuluar nga mbeturinat po e bënë të vështirë edhe për shitësit në Tregun e Gjelbër, ata thonë se ka shumë vite që përballen më këtë problem.
Sipas tyre asnjëherë nuk ka pasur zgjidhje për këtë, por vetëm arsyetime.
Njëri nga shitësit në këtë treg është shprehur i mllefosur me gjendjen aktuale të Tregut të Gjelbër, ai ka thënë se është ankuar shumë herë mirëpo nuk ka pasur përgjigje.
Ai potencoi se mbeturinat po pengojnë shumë qëndrimin e tij tërë ditën në këtë mjedis.
Shitësi kërkoi nga kryetari i Prishtinës ose të bëjë zgjidhje ose të jep dorëheqje.
Edhe qytetarët ishin të pakënaqur me gjendjen në treg, sipas tyre është shumë e pashëndetshme që në vendin ku ka ushqim bio të jetë e stërmbushur me mbeturina.
Për këtë çështje, portali Arbresh.info ka pyetur zëdhënësen e kompanisë “Pastrimi” Arbnore Ademi, e cila ka thënë se nuk qëndron faji tek kompani por tek tregtarët të cilët i ikin marrëveshjes me kompaninë në fjalë.
Ademi me anë të një përgjigje me shkrim ka njoftuar se Komuna e Prishtinës ka bërë caktimin e lokacionit të kontejnerëve.
“Fillimisht ju njoftojmë qe Komuna e Prishtinës, bënë caktimin e lokaconit të kontejnerëve në kryeqytet dhe po ashtu këtë pikë të kontejnerëve e ka caktuar komuna, ne po ashtu kemi njoftuar këtë komunë se kjo pikë është e ndërlikuar sepse gjithë kohen krijohen mbeturina të shumta dhe si e tille duhet te largohet”, u përgjigj Ademi.
Sipas Ademit, arsyeja e krijimi të madh të mbeturinave është fluksi i madh i qytetarëve në atë pjesë.
Madje shtoi se në javën e kaluar po në këtë pjesë është bërë larja dhe dezinfektimi i kontejnerëve.
“Ju njoftojmë që shërbimi i largimit të mbeturinave aty bëhet sipas planit të rregullt operativ, Kompania “Pastrimi”, në vazhdimësi bën pastrimin dhe dezinfektimin e kontejnerëve dhe së fundmi konkretisht në javën e kaluar është bërë larja dhe fshirja e asaj pike dhe dezinfektimi i kontejnerëve dhe në vazhdimësi do të bëhet larja dhe dezinfektim i kontejnerëve sipas nevojës”, përfundoi Ademi.
Ndryshe, përveç Tregut të Gjelbër janë edhe shumë pjesë të kryeqytetit si tek Mati 1, Bregu i Diellit, lagjja e Muhaxherëve, Kodra e Trimave dhe tek lagja Dardania./Arbresh.info/ Diellza Gashi/
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok