Në Tregun e Gjelbër në Prishtinë ka gjithçka, por vetëm gjelbërim nuk ka. AKP-ja nuk paguan më për pastrim, por këtë detyrë e kanë tregtarët. Këta të fundit thonë se vonë e morën vesh. Në krejt këtë situatë, në vend të gjelbërimit, kanë zënë vend mbeturinat.
Shkëputja e kontratës me kompaninë e pastrimit nga ana e Agjencisë Kosovare e Privatizimit, dy muaj më parë, ka bërë që Tregu i Gjelbër në Prishtinë të mbulohet nga mbeturinat. Bërllok ka gjithandej, brenda hapësirave të tregut, por edhe jashtë tij.
Askush gjatë kësaj periudhe nuk është marrë me këtë situatë.
Vetëm dy ditë më parë, tregtarët kanë pranuar vendimin e ri të AKP-së. Ata informohen se janë të obliguar që vet të bëjnë pastrimin, përkatësisht të merren vesh me kompaninë e pastrimit, pasi me aneks kontratat e reja për qiramarrësit, nuk parashihet pagesa e pastrimit.
Në dokumentin e pranuar nga tregtarët si qiramarrës të këtyre hapësirave, bordi i AKP-së i ka paralajmëruar se mund t’u ndërpritet kontrata e qirasë dhe ndërmarrja e veprimeve e tjera ligjore, në rast se mbeturinat e mbledhura që dy muaj nuk largohen dhe tregu nuk mirëmbahet.
Por, tregtarët ankohen se vonë e morën këtë njoftim nga AKP-ja dhe thonë se ka mungesë organizimi nga ana e tyre për të pastruar hapësirat e tregut.
Ata thonë se për ta është e papërballueshme kostoja e angazhimit të një kompanie private për ta larguar gjithë bërllokun që është mbledhë aty.
Përparim Ramadani tregtar i tha RTK-së se heqja e këtij bërlloku u kushton mbi 500 euro
Tregtarët i thanë RTK-së se edhe banorët përreth zgjedhin hapësirat e tregut për ta gjuajtur bërllokun e tyre, duke e shndërruar pikën kryesore të veprimtarisë së tregtarëve në vatër mbeturinash.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...