Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, njëherësh dhe shefi i diplomacisë Behgjet Pacolli ka ndarë një detaj shumë interesant nga jeta e tij, shkruan portali arbresh.info
Ai ka treguar se oda e tij në vitin 1990 ishte shndërruar në një qendër të lëvizjes Rugoviane, ku mbaheshin takimet e rregullta të LDK-së, si dhe bëhej pajtimi i gjaqeve.
Mes tjerash Pacolli ka bërë të ditur se babai i tij i ndjerë Isa ishte një mbështetës i flaktë i Ibrahim Rugovës.
“Dëshiroj të ndajë me ju diçka që nuk është publikuar më parë. Në vitin 1990, oda ime ishte një nga qendrat e lëvizjes Rugoviane. Përveç pajtimit të gjaqeve, aty u mbanin edhe takimet e rregullta të LDK-së, në atë kohë. Babai im i ndjerë ishte mbështetës fanatik i Ibrahim Rugovës. E kujtoj me mall këtë fotografi”, ka thënë ai në një postim me fotografinë e shoqëruar./Arbresh.info/
OKB-ja miraton paktin për “një të ardhme më të ndritur” për ...
Ermal Krasniqi realizon gol
Luiz Ejlli shumë shpejtë më projekt të ri
Si të lani karriget e kopshtit: Nëse janë të bardha, ato do ...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë, dridhjet janë ndjerë edhe në...
“Lonely Planet Italia”: Shqipëria, një nga vendet e Europës ...