Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM) bënë të ditur se, 26.669 maturantë nesër (29 gusht 2020), do ti nënshtrohen Testit të Maturës, i cili do të fillojë në ora 10 dhe do të përfundojë në ora 12:30, transmeton arbresh.info.
Testi i Maturës do të organizohet në 184 qendra të testimit, në 30 komuna të Kosovës dhe për mbarëvatjen e procesit janë angazhuar 2.568 administrues, 570 komisionerë, 570 mbikëqyrës dhe nga 3 mësimdhënës në secilën qendër.
Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19, Testi i Maturës do të organizohet duke respektuar masat mbrojtëse të rekomanduara nga institucionet e shëndetësisë, ku në secilën klasë numri maksimal do të jetë 12 nxënës.
Maturantët duhet të arrijnë në oborrin e qendrës se testimit nga ora 8:30 deri në orën 9:00. Nga ora 9:00 deri në 9:30 ata do të sistemohen në klasa, dhe pas vendosjes në klasa, deri në ora 10:00 do të bëhet ofrimi i udhëzimeve rreth testit dhe ofrimi i fletëpërgjigjeve nga ana e administruesve.
Ditën e testimit, u ndalohet hyrja nëpër qendra të testimit të gjithë personave që nuk janë pjesë e këtij procesi. Ndërsa, mediet mund të kenë çasje nëpër qendra të testimit, në koordinim me komisionin e qendrës së testimit, deri në orën 09:30./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...