Tre vjetori i Qeverisë Kurti, Krasniqi: Tri vjet mashtrim

13:30 | 22 Mars 2024
E.K

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka akuzuar për mashtrim e degradim Qeverinë Kurti në trevjetorin e emërimit të saj.

Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se kjo qeverisje për tri vite është njohur për degradim, korrupsion dhe nepotizëm.

“Tri vjet degradim, korrupsion, nepotizëm. Tri vjet keqqeverisje, izolim, frikë. Tri vjet mashtrim”, ka shkruar Krasniqi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme