Hashim Thaçi muajin e ardhshëm i bën tre vjet prejse është zgjedhur president i Republikës së Kosovës. Edhe pas përfundimit të gjysmës së mandatit të tij ai nuk ka arritur ta luajë rolin e unifikuesit.
Madje së fundi është parë në takime me ish-bashkëpartiakët e tij (PDK), të cilët kanë aktakuza të ngritura nga Prokuroria
Muajin që vjen bëhen tre vjet prejse presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është zgjedhur kryetar i Republikës së Kosovës. Më 26 shkurt 2016 Thaçi mezi ia pati dalë që të vinte në krye të shtetit. Tek në rundin e tretë ish-lideri i PDK-së kishte arritur që t’i merrte votat e mjaftueshme, 71 sosh, për t’u bërë president i Republikës së Kosovës.
Por pavarësisht zotimit të tij se do të ishte figurë unifikuese, përfaqësuesit e opozitës konsiderojnë se pos që nuk ka qenë unifikues, Thaçi gjatë kësaj periudhe trevjeçare ka luajtur më shumë rolin e përçarësit. Në anën tjetër, ndonëse para tre vjetësh ai ishte dorëhequr nga subjekti të cilin e kishte drejtuar për vite të tëra nuk ka reshtur së zhvilluari takime me figurat kryesore të ish-partisë së tij, PDK-së.
Së fundi presidenti ka darkuar me pasardhësin e tij në Partinë Demokratike të Kosovës Kadri Veselin, nënkryetarin e PDK-së Enver Hoxhajn e figura të tjera të PDK-së, si Hajredin Kuçi, Adem Grabovci, Bedri Hamza e Sami Lushtaku. Takimet e darkat e tilla të kreut të shtetit përfaqësuesit e PDK-së i cilësojnë krejtësisht normale. Por kështu nuk mendojnë zyrtarët e Nismës Socialdemokrate. Përkundrazi, ata konsiderojnë se Thaçi ende nuk i ka shkëputur raportet me ish-partinë e tij dhe si rrjedhojë nuk mund të jetë unifikues siç e kërkon Kushtetuta.
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj