Google ADS

Tre vjet burgim për vozitësin e dehur që aksidentoi për vdekje një person në Prishtinë

16:30 | 6 Mars 2019
L G

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur Aktgjykimin kundër të akuzuarit F.V.

Zyra për media e kësaj gjykate ka njoftuar se i akuzuari F.V është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tri) vite e 3 (tre) muaj për veprën penale Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur nga neni 379 par. 5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprës penale Mosdhënja e ndihmës personave të lënduar në fatkeqësi komunikacioni nga neni 328 par.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të akuzuarit F.V sipas njoftimit ju ka shqiptuar edhe dënimi plotësues marrja e lejes së vozitjes si dhe ndalimi i marrjes së lejes së re në afat prej dy vitesh pas plotëfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

“I akuzuari F.V është akuzuar nga Prokuroria pasi që me datë 15.04.2014, rreth orës 21:15 në  Prishtinë, kishte drejtuar veturën e tij nën ndikim të alkoolit dhe në atë mënyrë që duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes dhe duke mos ju kushtuar kujdes të duhur pjesëmarrësve në komunikacion e kishte goditur këmbësorin V.A dhe si pasojë e lëndimeve të marra i ndjeri kishte ndërruar  jetë në QKUK-ë:, thuhet në njoftim.

Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest të rregullt civilo-juridik.

Rasti ka qenë i kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit të Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme