Gjykata Themelore në Ferizaj shpalli aktgjykimin ndaj të pandehurit N.B, i cili në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, akuzohet se ka kryer veprën penale vrasje në tentativë.
Trupi Gjykues pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave dhe fjalëve përfundimtare, ndaj të akuzuarit N.B për veprën penale vrasje në tentativë nga neni 178 lidhur me nenin 28 të KPRK-së, e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre vitesh.
I pandehuri N.B, akuzohet se gjatë vitit 2015, në Ferizaj me dashje ka tentuar të vras të dëmtuarin E.B, për shkak të një shume të parave borxh i mëhershëm prej 5.000 euro, me ç’rast i pandehuri në parkingun e veturës afër një marketi në Ferizaj, ka pritur të dëmtuarin të cilin më pas e ka goditur me thikë – mjetë i rrezikshëm, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej (pesëmbëdhjetë) 15 dite nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...