Google ADS

Tre vjeçari nga Rahoveci mbytet në pishinën e oborrit

16:12 | 24 Korrik 2018
Arbresh.info

Në mëngjesin e sotëm në orën 10:15 ka humbur jetën një fëmijë 3 vjeçar në një pishinë të cilën e kishin improvizuar familjarët në oborrin e shtëpisë së tyre.

Sipas policisë, viktima është dërguar menjëherë nga familjarët e tij në spitalin rajonal ku edhe është konstatuar vdekja.

“Më datën 24.07.2018 në orën 10:15 stacioni policor ka marr informatën për një fëmijë pa shenja jete në fshatin Ratkoc.

Patrullat policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë kuptuar se viktima V.H i moshës tri vjeçare kishte humbur jetën në një pishinë të improvizuar në oborrin e shtëpisë së tij.

Viktima menjëherë është dërguar nga familjarët në spitalin rajonal ,,Isa Grezda” në Gjakovë ku edhe është konstatuar vdekja e tij.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pajetë ju kthehet familjarëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme