Tre viktimat e sotme ishin COVID negativ në momentin e vdekjes

18:26 | 19 Shtator 2020
A. B.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka lëshuar një sqarim sa i përket komunikatës së sotme për rastet ditore me COVID-19, e ku thuhej se në këtë interval kohor ishin shënuar tre viktima.

IKSHPK me anë të njoftimit për media ka thënë se në momentin e vdekjes, pacientët kanë qenë COVID negativ.

Tutje, aty thuhet se në raportin përfundimtar klinik, diagnoza është gjendje pas COVID-19, dhe rezultatet laboratorike janë negative.

Njoftimi i plotë:

Instituti Kombëtar sqaron se Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes të hospitalizuar në Klinikën Infektive dhe MIQ të QKUK dhe spitalin e Vushtrrisë me sëmundje shoqëruese dhe COVID pozitiv.

Në momentin e vdekjes pacientët kanë qenē COVID negativ.

Në raportin përfundimtar klinik Diagnoza është Gjendje pas COVID-19 dhe rezultatet laboratorike janë negative.

Ministria e Shëndetësisë, QKUK dhe IKSHPK Shprehim ngushllimet më të sinqerta familjarëve me rastin e vdekjes së të afërmve të tyre.

Të ngjashme