Tre të vdekur e afro dy mijë raste të reja me koronavirus në Kosovë

14:22 | 27 Korrik 2022
A. B.

Tre persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë si pasojë e koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë njofton edhe për një numër të lartë të të infektuarve, gjithsej 1853, në 24 orët e fundit.

Dje janë shëruar 840 persona, ndërkaq janë dhënë 127 doza të vaksinës anti-Covid.

Aktualisht numri i rasteve aktive ka kaluar në mbi 10 mijë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme