Tre të plagosur me armë zjarri në Pejë

22:24 | 22 Maj 2024
E.G

Tre persona janë plagosur si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri.

Rastin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka thënë se në vendin e ngjarjes po qëndrojnë të gjitha njësitet e nevojshme policore.

“Rreth orës 21:25 në rrugën “Bekim Berisha “ në Pejë, tre persona janë lënduar nga arma e zjarrit, të njëjtit janë dërguar në Emergjencën e spitalit për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë të gjitha njësitet kompetente”, ka thënë Gashi./Arbresh.info/

Të ngjashme