Tre persona janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri mbrëmë pas mesnate në Mitrovicë.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar të ketë ndodhur në orën 00:24 në Mitrovicë, kur një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri ndaj tre personave.
“Është raportuar se tri viktimat meshkuj kosovar janë plagosur me armë zjarri dhe dyshohet se janë plagosur nga i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendet në arrati. Tri viktimat kanë pranuar tretman mjekësor dy prej tyre janë liruar kurse i treti mbetet për tretman të mëtejmë mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë”, thuhet në njoftimin e Policisë, përcjell Telegrafi.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë ku kanë gjete dhe sekuestruar katër gëzhoja dhe dy predha të fishekëve të armës së zjarrit, kurse rasti vazhdon të hetohet.
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...