Tre të lënduar në një aksident trafiku në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë

21:35 | 14 Prill 2023
K.B

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën “Bill Klinton” në kryeqytet.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime.

“Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona”, është shprehur Ahmeti.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme