Google ADS

Tre të lënduar në një aksident në Carralevë

16:42 | 6 Gusht 2024
E.K

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mesditën e sotme në Carralevë.

Lajmin e ka konfirmuar për Arbresh.info zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Gashi tha se sipas raportit mjekësor të njëjtit kanë lëndime të lehta.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:20. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal në Prizren”, tha ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme