Sot pritet të dalin para Gjykatës Themelore të Pejës, tre të arrestuarit mbrëmë, të dyshuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan ditë më parë.
Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Pejës, Tringa Zhuti.
“Sot, në ora 16:00 do të mbahet seanca dëgjimore për caktim të paraburgimit ndaj tre të pandehurve të dyshuar për vrasje”, tha Zhuti.
Ndërsa Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në rajonin e Deçanit lidhur me vrasjen e trefishtë në Gllogjan.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj, mbrëmë vetëm ka konfirmuar arrestimin e tre personave, por nuk ua ka dhënë më shumë detaje.
“Pas ndodhjes së rastit kemi filluar hetimet intensive me ndihmën e Prokurorisë së Shtetit. Pas punës intensive janë arrestuar tre persona me dyshimin se kishin kryer veprën penale të vrasjes së rëndë. Prokuroria i ka ndaluar për 48 orë”, ka thënë kryeprokurori Kurtmehaj.
Kujtojmë se më 26 nëntor në sulmin ndaj një autobusi të linjës Gjakovë-Deçan mbetën të vdekur 3 persona, dy nxënës dhe shoferi.
Pritje mbi një orë e gjysmë te Dheu i Bardhë për të hyrë në ...
Musk konfirmon funksionalizimin e Starlink-ut në Kosovë R...
Antidroga në Prishtinë gjen një sasi të kokainës dhe një rev...
Starlink në Kosovë, Kurti: Një hap i madh për infrastrukturë...
Kurti dhe Murati mbajnë konferencë për media
Gjuajti disa herë në ajër dhe e hodhi armën nga vetura, arre...