Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar tre persona në veri të Mitrovicës, ndërkaq njëri nga ta kishte urdhër-arrest aktiv në lidhje me një laborator droge.
Pas ndalimit të automjetit nën dyshimin për posedim të substancave narkotike është kontrolluar automjeti dhe në të është gjetur sasi e dyshuar e kokainës dhe marihuanës.
Njoftimi i plotë:
Policia e Kosovës, konkretisht Njësia Patrulluese e Stacionit Policor Mitrovicë-veri, gjatë angazhimeve të saj në garantimin e sigurisë dhe parandalimin e veprave penale, ka ndaluar për kontroll automjetin e tipit VW Golf, të cilën e drejtonte i dyshuari me iniciale m/s (N. M.) dhe pasagjerë në automjet ishin të dyshuarit me inicialet (M. T. dhe D. J.)
Pas ndalimit të automjetit nën dyshimin për posedim të substancave narkotike është kontrolluar automjeti dhe në të është gjetur sasi e dyshuar e kokainës dhe marihuanës.
Janë informuar njësitet tjera relevante, përfshirë Antidrogën, Forenzikën dhe janë evidentuar dhe sekuestruar si prova materiale dëshmitë si në vijim:
Dëshmitë e sekuestruara janë evidentuar si ne vijim:
• sasi e dyshuar e kokainës me peshë rreth 10 gramë,
• sasi e dyshuar e marihuanës me peshë 98 gramë,
• para (kesh) 83540 dinar të Serbisë dhe 205 euro dhe
• katër (4) telefona mobilë.
Gjatë verifikimit të personave të ndaluar nga Policia e Kosovës ka rezultuar se i dyshuari me iniciale (M. T.) m/s, ka urdhër-arrest aktiv në lidhje veprën penale për narkotik/laborator droge.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe me aktvendim mbi ndalim për tre (3) personat e dyshuar është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...