Rilind Sermaxhaj, Ilir Berisha dhe Fatime Dermaku nga 31 korriku 2017, si asnjëherë më parë në sistemin e drejtësisë në Kosovë, në të njëjtën kohë kanë nga dy dekrete të nënshkruara nga Presidenti i Republikës, me të cilat janë emëruar prokurorë të shtetit dhe gjykatës.
Presidenti i Republikës më 31 korrik 2017, sipas propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, kishte emëruar Rilind Sermaxhaj, Ilir Berisha dhe Fatime Dermaku, si gjykatës. Të njëjtit, me 1 dhjetor 2016, po ashtu nga Presidenti i Republikës së Kosovës ishin emëruar si prokuror të shtetit, në mesin e 25 prokurorëve të emëruar sipas propozimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Me 31 korrik 2017, prokurorët Rilind Sermaxhaj, Ilir Berisha dhe Fatime Dermaku në të njëjtën ditë kur edhe ishin dekretuar si gjykatës nga Presidenti i Republikës së Kosovës, kishin paraqitur kërkesat për dorëheqje nga pozita e prokurorit të shtetit, tek Këshilli Prokurorial i Kosovës.
Ky këshill më 4 gusht 2017, pas diskutimit të kësaj pike të rendit të ditës ka miratuar dorëheqjet e tyre nga pozita e Prokurorit të Shtetit. Sipas Kushtetutës, Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Ligjit e Prokurorit të Shtetit, përfundimi i mandatit të prokurorit të shtetit respektivisht shkarkimi i tyre bëhet nga Presidenti i Republikës sipas propozimit të Këshillit Prokurorial. Deri në shkarkimin e tyre nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Rilind Sermaxhaj, Ilir Berisha dhe Fatime Dermaku në të njëjtën kohë janë prokurorë të shtetit dhe gjykatës.
“Një praktikë e tillë dëshmon jo seriozitetin në radhë të parë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, lidhur me propozimin për emërim të kandidatëve për gjykatës, të cilët në të njëjtën kohë janë edhe prokurorë të shtetit, dhe në anën tjetër joprofesionalizmin e Zyrës së Presidentit dhe dështimin e mekanizmave të verifikimit të kandidatëve për gjykatës”, tha Ehat Miftaraj, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi.
Të tre këta gjykatës janë dekretuar javën e kaluar së bashku me 51 gjykatës të tjerë nga Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...