Agjencia e Kosovës për Inteligjencë nuk po mund të bëhet rehat me drejtorët e saj. Kjo për faktin se në tri vitet e fundit kjo Agjenci vitale për shtetin e Kosovës, ka ndërruar tre drejtorë.
Në janar të vitit 2015 ish-shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj, kishte dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, pas disa viteve të qëndrimit në krye të saj. Menjëherë pas kësaj dorëheqjeje, ish-presidentja Atifete Jahjaga dhe ish-kryeministri Isa Mustafa kishin emëruar Agron Selimajn në krye të AKI-së.
Para se të bëhej shef i AKI-së, Selimaj kishte shërbyer në këtë institucion si kryeinspektor. Por, edhe Selimaj nuk mund ta dërgonte mandatin deri në fund, pasi dy vite më vonë, saktësisht më 27 janar 2017, përmes një letre kishte kërkuar nga presidenti aktual Hashim Thaçi dhe ish-kryeministri Isa Mustafa, lirim nga detyra e shefit të AKI-së.
Pas Selimajt, presidenti Thaçi bashkë me ish-kryeministrin Mustafa, emëruan Driton Gashin në postin e drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, (AKI).
Mirëpo, edhe Gashi, sikurse dy paraardhësit e tij, Smakaj e Selimaj, nuk e çoi mandatin deri në fund, pasi sot u shkarkua nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas skandalit të arrestimit dhe deportimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në Turqi, të cilët i kërkonte shteti turk si pjesëtar të organizatës së Fetullah Gylenit.
Drejtori i AKI-së emërohet nga presidenti dhe kryeministri së bashku, me mandat pesëvjeçar, me mundësi riemërimi edhe për një mandat.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...