Tre raste me grip të derrave dhe dy me Covid-19 po trajtohen në Klinikën Infektive

13:55 | 9 Janar 2024
E.K

Në Klinikën Infektive të QKUK-së aktualisht po trajtohen tre raste me grip të derrave dhe dy të tjera me koronavirus.

Lajmi është bërë i ditur nga infektologu Arben Vishaj në një prononcim për Arbresh.info.

Vishaj tregoi më tutje se simptomat që kanë pacientet e shtrirë aty brenda janë lodhje, plogështi, kollë, temperaturë, frymëzënie dhe humbje të oreksit.

“Lodhje, plogështi, kollë, temperaturë, frymëzënie dhe humbje të oreksit”, tha Vishaj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme