Tre policët të cilët u kidnapuan në Kosovë nga autoritetet e Serbisë më 14 qershor, do të dalin sot para gjykatës së Kralevës.
Seanca gjyqësore ndaj tre policëve do të nisë në orën 09:00.
Më 16 qershor atyre iu caktua masa e paraburgimit, por Gjykata e Kralevës nuk tregoi se sa është periudha e paraburgimit për zyrtarët policorë të Kosovës.
Ata u kidnapuan nga xhandarmëria në fshatin Bare të Leposaviqit, në zonën e thellë kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.
Gjithë faktorët ndërkombëtarë kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të tyre, por, Serbia ende nuk ka vendosur për diçka të tillë./Arbresh.info
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...