Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj, në seancën e Kuvendit ka thënë se tre zyrtarë policorë janë futur në listën e INTERPOL-it.
Qalaj ka thënë se arsyeja e vetme është që të njëjtit kanë zbatuar ligjet e Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Ai tha se këta policë kanë arrestuar një zyrtar rus të UNMIK-ut, gjatë një operacioni policor kundër kontrabandës dhe aktiviteteve kriminale.
“Më 28 maj të vitit 2019, është realizuar një operacion policor që ka pasur qëllim luftimin e kontrabandës dhe përfshirjen e policëve e të disa qytetarëve në aktivitete kriminale. Hetimet ishin zhvilluat nga hetuesit e Policisë së Kosovës dhe të Inspektoratit Policor”, tha ai.
“Që në fillim të operacionit u plagosën disa policë, u lënduan disa të tjerë e u dëmtuan veturat e Policisë së Kosovës. Ky institucion arriti që të arrestojë një numër të policëve që ishin të involvuar në krim dhe të qytetarëve. Në balle të këtyre turmave serbe ka qenë një zyrtar i UNMIK-ut nga Rusia dhe një zyrtar nga komuniteti serb. Nga vetura e UNMIK-ut është nxjerr një pajisje që ka shërbyer për prerjen e drunjve, të cilat janë hedhur si barrikada në rrugën kryesore që shpie për Zubin Potok”, u shpreh Qalaj.
“Zyrtari rus kaq refuzuar të legjitimohet, është barrikaduar në veturë dhe policët e kanë pasur të vështirë të marrin veprime ndaj tyre. Policët që sot janë në listën e INTERPOL-it kanë përdorur forcën e nevojshme dhe të arsyeshme për të arrestuar zyrtarin rus të UNMIK-ut. Pas arrestimit është konstatuar se ai nuk ka kurrfarë lëndime dhe më pas ai zyrtar është shpllaur ‘Non grata’”, është shprehur Qalaj.
Ish-drejtori i Policisë së Kosovës më tej iu ka bërë thirrje publike institucioneve dhe partnerëve që të bëjnë të pamundurën që këta policë të largohen nga lista e INTERPOL-it./Arbresh.info/
KOSTT: Nuk ka mungesë të energjisë elektrike, ka vetëm ngark...
Gjendet pa shenja jetë një grua në Shtërpcë
Vrasja e Gjyljeta Ukellës, Edmond Lajçi dënohet me burgim të...
Vendoset gurthemeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjar...
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...