Tre persona zihen në flagrancë duke vjedhur drunjë, të dyshuarit tentojnë t’i godasin me traktorë policinë

10:58 | 8 Maj 2024
K.B

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në fshatin Dremajk të Ferizajt.

Siç bëhet e ditur nga njoftimi i policisë, të dyshuarit ishin duke vjedhur drunjë, dhe në përpjekje për ti ndaluar ata kanë rrezikuar pjesëtarët e policisë, duke tentuar t’i godasin me traktorë.

“Me datën 07.05.2024 rreth orës 20:45 gjatë patrullimit policët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë në fshatin Dremjak të Ferizajt kanë vërejtur tre traktorë të ngarkuar me drunjë dhe në përpjekje për ti ndaluar ata kanë rrezikuar pjesëtarët e policisë, duke tentuar ti godasin me traktorë dhe kanë vazhduar rrugën duke u futur ndaras në rrugica malore dhe dy prej tyre janë bllokuar, ndërsa njëri ka arritur të ikë në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e policisë, shkruan Arbresh.info

Policia ka arritur që të arrestojë dy prej tyre, ndërsa gjatë arrestimit i kanë rezistuar policisë dhe dy pjesëtarët e policisë kanë pësuar lëndime trupore, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas janë liruar.

“Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit rajonal me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj janë dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa në kërkim policor është edhe personi i tretë”, thuhet tutje në njoftimin nga policia.

Kurse si prova materiale janë sekuestruar dy traktorët me drunjë dhe tri motorsharra ./Arbresh.info/

Të ngjashme