Tre persona të lënduar si pasojë e një aksident trafiku

09:42 | 14 Korrik 2022
Fjolla Bajraktari

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Sllatinë të Vitisë në mes të dy veturave, raporton Policia e Kosovës.

Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur nga pakujdesia, shkruan arbresh.info.

Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e veturave dhe një pasagjer.

“Fsh. Sllatinë, Viti, 13.07.2022 – 20:05. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave me targa vendore me drejtues meshkuj  kosovar. Deri te aksidenti dyshohet te ketë ardhur nga pakujdesia. Si pasoj e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e veturave dhe një pasagjer”./.arbesh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme