Filiali i një banke në lagjen Dardania në Prishtinë është grabitur këtë mëngjes.
Grabitja është kryer nga tre persona nën kërcënimin e armëve.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti, ka konfirmuar rastin për arbresh.info.
“Rreth orës 08:40 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një banke në lagjen Dardania në Prishtinë. Policia ka dalë në vendngjarje dhe nga informacionet e para dyshohet që grabitja është kryer nën kërcënimin e armëve nga tre persona të dyshuar”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti thotë se aktualisht po vazhdon ndërmarrja e veprimeve të nevojshme policore me qëllim ndriçimin e rastit./arbresh.info/
Zyrtari i një banke në Prishtinë raporton se klienti deponoi...
Zhduket një e mitur në Suharekë
Mbi 2 mijë e 432 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e të Gjuhës së Shenjave
Si është të jesh shqiptar në Serbi?
Osmani ndan fotografi krahë presidentit amerikan: Aleancë që...