Google ADS

Tre persona raportohen të zhdukur në raste të ndara

08:33 | 21 Shkurt 2024
K.B

Një grua ka raportuar në Polici se bashkëshorti i saj ka dal nga shtëpia më 29 janar dhe nuk është kthyer më.

Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.

“Prishtinë 29.01.2024 – 10:50. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti është duke u hetuar”, bën të ditur njoftimi.

Policia njofton gjithashtu se edhe në Podujevë është zhdukur një grua.

Raportimi për të në polici është bërë me datën 17 shkurt.

“Podujevë 17.02.2024 – 23:30. Raportohet se viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Ndërsa një rast tjetër i zhdukjes ka ndodhur në Fushë Kosovë.

Djali ka raportuar në polici se babai i tij ka dalur nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

“Fushë Kosovë 15.02.2024 – 12:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se babai i tij viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti është duke u hetuar”, bën të ditur njoftimi i policisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme