Një rrahje masive ka ndodhur dje në qytetin e Podujevës.
Policia përmes raportit ka treguar se të përfshirë kanë qenë katër persona, teksa deri tek rrahja ka ardhur pas një mosmarrëveshje mes të dyshuarve.
Si pasojë, tre nga ta kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.
Nga njëri prej të dyshuarve është konfiskuar një pistoletë ndërsa me vendim të prokurorit të njëjtit janë intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt.
Ky është njoftimi i plotë i policisë së Kosovës;
“PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM
Podujevë 17.03.2020-16:05.Është raportuar se katër të dyshuar meshkuj kosovar pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dhe si pasoj, tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor. Nga njëri prej të dyshuarveështë konfiskuar një pistoletë ndërsa me vendim të prokurorit të njëjtit janë intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt”./Arbresh.info
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin