Tre persona hyjnë në një auto-sallon dhe marrin një veturë në Lipjan, rasti nën hetime

09:40 | 27 Nëntor 2021
L G

Tre persona të dyshuar kanë hyrë në një auto-sallon në Lipjan dhe marrin një veturë.

Policia ka arritur të ndalojë të dyshuarit dhe gjatë kontrollit te të njëjtit u është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e gjatë, shkruan arbresh.info.

“Rr. Hajredin Bajrami, Lipjan 26.11.2021-16:37. Dy ankuesit meshkuj kosovarë (pronar të një auto-salloni ) kanë raportuar se tre të dyshuar meshkuj kosovarë, u kanë marr veturën e tyre. Policia ka arritur të ndalojë të dyshuarit dhe gjatë kontrollit te të njëjtit u është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e gjatë”, njoftim policia.

Rasti është cilësuar si armëmbajtje pa leje, kanosje dhe vetëgjyqësi.

Me vendim të prokurorit janë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve, rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme