Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur publikisht Aktgjykimin, PKR.nr.1071/13, me të cilin i akuzuari G.S. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 11 viteve, ndërsa të akuzuarit B.A. dhe I.D. janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 viti e gjashtë muaj për secilin veç e veç.
Gjykata paraprakisht ka gjetur se i akuzuari G.S është fajtor sepse më 30.03.2013, rreth orës 01.15, në klubin e natës “Amsterdam” në Prishtinë, me dashje dhe me qëllim që t’i shkaktojë lëndime të rënda trupore, tani të ndjerit L.B. gjatë përleshjes fizike në mes të akuzuarve G.S, B.A, I.D dhe D.K. në njërën anë dhe të akuzuarve L.S dhe B.B në anën tjetër, ashtu që i akuzuari G.S kishte goditur me thikë tani të ndjerin L.B në pjesën e sipërme të këmbës së majtë, me ç’rast i kishte prerë komplet arterien dhe venën femorale të majtë, të cilat prerje ishin shoqëruar me gjakderdhje masive dhe shok hemorragjik, dhe për pasojë kishin shkaktuar vdekjen e të ndjerit më dt.01.04.2013, në ora 11.20 min, thuhet në një komunikatë për media.
Me këtë veprim i akuzuari G.S ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor nga neni 189 par.4 të KPK-së, ndërsa të akuzuarit B.A dhe I.D kanë kryer veprën penale pjesëmarrje në rrahje nga neni 190 par.1 të KPK-së.
Të akuzuarit G.S i është llogaritur koha e kaluar në paraburgim prej dt.30.03.2012 dhe të njëjtit i vazhdohet paraburgimi, deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, ndërsa të akuzuarve B.A dhe I.D i është llogaritur koha e kaluar në paraburgim prej dt.30.03.2012 deri me dt.03.02.2014.
Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën së Apelit të Kosovës.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...