Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar llogaritë Qeveritare të Kosovës në bazë tremujore.
Ky botim, siç bëhet e ditur në komunikatën dërguar mediave, paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe (TM4 2018).
“Shuma e përgjithshme e të hyrave të Qeverisë për TM4 2018 ishte 500.7 milionë Euro. Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 71% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave”, thuhet në njoftim.
Në TM4 2018, thuhet tutje, totali i përgjithshëm i shpenzimeve të Qeverisë ishte 648.2 milionë Euro.
“Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë formimi i kapitalit bruto (33%), kompensimi i punëtorëve (24%), kontributet sociale dhe përfitimet (21%), dhe konsumi i ndërmjetëm (12%). Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve”, thuhet tutje
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave