Tre muaj pa paga, veteranët me lotë dhe bërtima kërkojnë pensionet para objektit të Qeverisë

12:07 | 9 Tetor 2017
Arbresh.info

Me lot e bërtima, një grup veteranësh të luftës së UÇK-së kanë karkuar sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës miratimin e buxhetit për pagesat e veteranëve.

Valentina Haliti, veterane e UÇK-së në një moment e ka gjuajtur në tokë Ligjin për veteranët duke e shkelur më dy këmbët dhe duke thënë se presidenti Hashim Thaçi e ka shkelur gjakun e dëshmorëve, shkruan arbresh.info.

Edhe veteranë të tjerë kanë thënë se janë në gjendje të rëndë pasi që 3 muaj nuk kanë marrë asnjë cent.

Protestën e plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë:

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1561595443905542/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme