Google ADS

Tre muaj mbyllje për bizneset që nuk respektojnë masat e reja

12:43 | 11 Nëntor 2020
Arbresh.info

Tre muaj mbyllje do të jetë ndëshkimi për bizneset që nuk respektojnë masat e reja anti-Covid.

Kështu bëri të ditur kryeministri Avdullah Hoti në një konferencë për media duke i njoftuar masat e reja, raporton portali arbresh.info

“Nuk do të ketë tolerime, ndëshkimet do të jenë të ashpra, të gjitha ato biznese që nuk respektojnë strikt masat e reja do të ndëshkohen me mbyllje të biznesit deri në tre muaj”, deklaroi Hoti.

Operimet ekonomike në komunat e shënjuara si me rrezik do të ulët do të lejohen nga ora 05:00 – 20:00, ku më pas do të lejohen shërbimet “Merr me vete” dhe porosi me dërgesë.

Në komunat me rrezik të mesëm do të lejohen aktivitetet ekonomike nga ora 05:00 – 18:00 dhe më pas do të lejohen shërbimet “Merr me vete” dhe porosi me dërgesë.

Kurse në kategorinë e komunave me rrezik të lartë lejohet aktiviteti nga ora 05:00 – 19:00 dhe pas kësaj mbyllen tërësisht dhe do të kufizohet e lëvizja.

Masat e reja do të shkojnë në Qeveri për miratim e do të hyjnë në fuqi nga e premtja./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme