Në Kosovë aktualisht janë tre mijë e 339 raste aktive me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të kaluara janë shënuar edhe 585 raste pozitive nga gjashtë mijë e 589 testime të bëra. Ndërkaq nuk është regjistruar asnjë vdekje nga ky virus.
Në 24 orët e kaluara janë shëruar edhe 57 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158 mijë e 372, ndërsa janë dhënë tre mijë e 830 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.708.466 doza të vaksinës.
Deri më sot 794 mijë e 496 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë e janë dhënë 27 mijë e 183 doza përforcuese dhe dy mijë e 147 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./arbresh.info/
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...