Pak premtime kanë përmbushur tre kryetarë të komunave të rajonit të Prishtinës (Podujevë, Fushë-Kosovë e Obiliq). Nga 108 premtime të bëra gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2017, sipas Institutit për Studime të Avancuara GAP, deri në muajin korrik krerët komunalë i kanë përmbushur vetëm 9 prej tyre.
Ndërkohë, 8 i kanë gjysmë të përmbushura, 41 i kanë filluar dhe pjesa tjetër nuk kanë filluar ende. Numrin më të madh të premtimeve e ka kreu i Fushë-Kosovës, Burim Berisha, 42, pastaj ai i Obiliqit, Xhafer Gashi, 34 dhe në fund Agim Veliu i Podujevës me 32 premtime. Në këtë platformë nuk figuron kreu komunal i Graçanicës, Sërgjan Popoviq. Hulumtuesi i lartë në këtë Institut, Bekim Salihu, ka thënë se Komuna e Graçanicës njësoj sikur të gjitha komunat e udhëhequra nga minoriteti serb kanë marrë pjesë në zgjedhje, por nuk kanë zhvilluar fushatë aktive.
Në platformën e GAP-it shihet se kreu i Komunës së Fushë-Kosovës, Burim Berisha (LDK), deri në fund të korrikut i ka përfunduar 5 premtime, 2 kanë qenë gjysmë të përmbushura, 14 kanë filluar dhe 21 të tjera nuk kanë filluar ende.
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi (AAK), sipas Institutit GAP, ka bërë 34 premtime gjatë fushatës elektorale.
Shumica e projekteve janë asfaltimi i rrugëve. Deri në fund të muajit korrik, Gashi ka arritur të përfundojë vetëm 1 premtim, 4 i ka gjysmë të përfunduar, 17 i ka filluar dhe 12 nuk kanë filluar ende.
Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu (LDK), sipas GAP-it, i ka bërë 32 premtime gjatë fushatës elektorale. Në platformën e GAP-it shihet se, Agim Veliu i ka përfunduar 3 premtime, 2 i ka gjysmë të përfunduara, 10 të tjera i ka filluar dhe 17 nuk i ka filluar ende.
Papa bën thirrje për t’i dhënë fund luftimeve në Liban: Përs...
Nis lëshimi i certifikatave shëndetësore për leje armësh
Irani: Vdekja e komandantëve të Hezbollah nuk do ta gjunjëzo...
Caktohen gjyqtarët e Kushtetueses së Speciales që do të vend...
Kalon projektligji për verifikimin dhe konfiskimin e pasuris...
Berisha drejt gjykimit, njihet me përfundimin e hetimeve