Procesi i dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë ka filluar pas Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së e cila mirëpriste mendimin këshillëdhënës të GJND-së për shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe mirëpriste gatishmërinë e BE-së për të lehtësuar dialogun Kosovë-Serbi. Që nga fillimi i procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë me 8 mars 2011, trajta e tij ka ndryshuar nga ai që fillimisht quhej dialog teknik, në të ashtuquajturin dialog politik ose dialogu për normalizimin e marrëdhënieve, i cili filloi zyrtarisht më 19 tetor të vitit 2012. Që nga fillimi i dialogut e deri më tani janë arritur 33 marrëveshje.
Por, çdo qeveri që është ndërruan në Kosovë ka sjellë edhe strategji të eja për qasjen në dialogun Kosovë Serbi, shkruan Arbresh.info.
Një nga metodat që qeveritë e Kosovës kanë bërë janë krijimi i grupeve për negociata.
Ramush Haradinaj sa ishte kryeministër kishte hequr dorë tërsishtë nga procesi i Dialogut.
Për këtë kishte krijuar një ekip negociator së bashku me një rezolutë që ishte votuar në Kuvendin e Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Parlamenti i Kosovës në dhjetor të 2018-së, mandatoi ekipin negociator për procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Por, rezoluta dhe ekipi negociator që do të ketë dy bashkryesues, u miratua pa pëlqimin e pjesës më të madhe të opozitës, e cila bojkotoi punimet e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit. Rezoluta mori 59 vota nga 61 deputetë të pranishëm në sallë. Rezoluta e cila ishte nismë e partisë Socialdemokrate në opozitë, që iu bashkua grupit negociator, përfshinë parimet e bisedimeve me Serbinë dhe në të kërkohet që çdo marrëveshje e mundshme të kalojë detyrimisht përmes Parlamentit të Kosovës. Grupi negociator i Kosovës do të udhëhiqet nga kryetari i Partisë Socialdemokrate Shpend Ahmeti, që njëkohësisht është edhe kryetar i Prishtinës dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj. Pjesë e delegacionit do jenë edhe zëvendëskryeministri tjetër Enver Hoxhaj nga PDK, Avni Arifi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ministri i jashtëm Behgjet Pacolli, ministri nga radhët e pakicës turke, Mahir Yagcilar, zëvendëskryeministri Dardan Gashi, një përfaqësues i shoqërisë civile, ndërsa, dy vende ishin të rezervuara për dy partitë opozitare LDK dhe Lëvizjen Vetëvendosje, që aso kohe nuk ishin bërë pjesë e këtij grupi. Edhe Visar Ymeri e Dugagjin Gorani nga PSD ishin pjesë e këtij grupi.
E, Albin Kurti, ndonëse nuk kishte qenë asnjë herë në Bruksel për dialogun, ai krijoi një ekip negociator që nuk ishte i vogël.
“Si Kryeministër, jam i obliguar sipas Kushtetutës që të themeloj dhe udhëheq ekipin negociator. Prandaj, plani im është që të krijoj një ekip gjithëpërfshirës dhe të balancuar në baza gjinore. Përbërja e ekipit do të jetë si në vijim:
Albin Kurti – Kryeministër dhe Udhëheqës i ekipit negociator
Hashim Thaçi – President, anëtar
Vjosa Osmani – Kryetare e Kuvendit, anëtare
Përfaqësuesi i LVV, anëtar
Përfaqësuesi i LDK, anëtar
Përfaqësuesi i PDK, anëtar
Përfaqësuesi i AAK-PSD, anëtar
Përfaqësuesi i NISMA-AKR, anëtar
Përfaqësuesi i Listës Serbe, anëtar
Përfaqësuesi i Grupit 6+, anëtar
Ekip për negociata është duke krijuar edhe kryeministri Avdullah Hoti, që sipas tij duhet të udhëheqë procesin e dialogut.
Avdullah Hoti si kryeministër I Kosovës do të jete edhe përfaqësuesi I qeverisë.
Selim Selimi, ministër I Drejtësisë, do të jetë përfaqësues I AAK-së.
Fatmir Limaj kryetar I NISMA-s, do të jetë përfaqësues i koalicionit NISMA-AKR.
Derisa ekipit negociator do të i prijë një i zgjedhur nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Derisa ende nuk dihet për emrat e tjera por që Hoti ka kërkuar që të ketë edhe përfaqësues nga opozita dhe Shoqëria Civile.
Këto ekipe teknike për procesin e dialogu janë duke u krijuar nga qeveria e Kosovës dhe sa herë që ndryshon kryeministri po ka ndryshme edhe në qasjen e dialogut dhe procesit të tij.
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion