Tre kosovarë arrestohen për vrasjen e policit kufitar malazez

00:39 | 16 Dhjetor 2019
Trina Galanxhi

Tre persona nga Kosova janë arrestuar lidhur me vrasjen e policit kufitar të Malit të Zi, Milutin Lekovic, 41-vjeçar.

Siç njoftojnë mediat malazese, ky u plagos sot në Igalo gjatë detyrës.

Sulmi ndodhi rreth orës 13:30, me rastin e ndalimit të tre personave nga Kosova, të cilët nuk kishin dokumente.

Polici kufitar u godit në kokë nga një armë zjarri, e cila dyshohet se ishte gjuajtur nga ulësja e pasme e një makine zyrtare nga njëri prej tre personave të ndaluar.

Të dyshuarit ikën pas të shtënave, në përpjekje për të kapërcyer kufirin, por u arrestuan rreth orës 17:00 në fushën e Sutorin.

Një burrë dhe një grua, të cilët ishin në shoqëri me sulmuesin, u arrestuan gjithashtu./eo/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme