Tre shtetas të Kosovës u arrestuan nga Policia në Tiranë pasi u kapën me drogë. Ata do ta transportonin lëndën narkotike me autobus, por u zbuluan nga policia duke rënë në pranga.
Gjatë kontrolleve për garantimin e sigurisë dhe goditjen e grupeve kriminale, policia kishte marrë një informacion në rrugë operative se në Tapizë të Tiranës një person kishte drogë.
Nga aksioni i zhvilluar policia arrestoi Astrit Voca, 19 vjeç, lindur dhe banues në Kosovë.
Nga kontrolli i ushtruar atij ju sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 .1 kg Cannabis Sativa. Droga ishte e presuar në katër pako. Astrit Vocës iu gjet edhe një kartë identiteti e falsifikuar.
Nga hetimet e kryera u identifikuan dhe arrestuan bashkëpunëtorët e tij në këtë veprimtari të kundërligjshme. Ata janë Burim .B, 34 vjeç dhe Shukri .S, 23 vjeç, të dy lindur dhe banues në Kosovë.
Të dy, kishin marrë me qera një automjet të markës Volkswagen, me targa të Kosovës dhe po ndiqnin 19-vjeçarin Astrit Voca për t’i krijuar siguri gjatë kohës që do udhëtonte me autobus për në Kosovë.
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë