Nëpër Kosovë, po vazhdon të ketë dhunë në familje, në të shumtën e rasteve gratë po raportojnë Policinë e Kosovës, që ato po rrihen nga bashkëshortët e tyre, por edhe nga burra të tjerë.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, kanë ndodhur, katër raste të dhunës, shkruan arbresh.info
Sipas këtij raporti ngjarjet kanë ndodhur në qytetet e Gjakovës, Malishevës dhe në Zveçan, dhe rasti tjetër ka ndodhur në Prizren, por shtetasja është e Shqipërisë.
Rasti në Prizren, pas një zënke, “Viktima femër shtetase e Shqipërisë ka raportuar se i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë e kishte sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore” thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës,
Sipas këtij raporti rasti është duke u hetuar, ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është dërguar në strehimore. I dyshuari gjendet në arrati
Ndërsa në qytetin e Malishevës është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare, thuhet tutje në këtë raport.
Ky rast, me vendim të prokurorit, shkon në procedurë të rregullt.
Ndonëse e kishin rrahur, një vajzë nuk e ka lajmëruar policinë në Zveçan. Por këtë e ka bërë nëna e saj, dhe ka informuar Policinë se vajza e saj, është keqtrajtuar dhe sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...