Gjithë fshati Cermjan i komunës së Gjakovës është përfshirë nga një heshtje e zymtë.
Sot kur është bërë një javë nga vrasja që tronditi gjithë shqiptarinë, në rrugët e këtij fshati, zor që takon ndonjë njëri, ndërsa pothuajse të gjitha shtëpitë janë të mbyllura.
Izolimi në tërësi vjen në një kohë tragjike ku tre nga banorët e këtij fshati, janë arrestuar nga Policia e Kosovës dhe gjenden në paraburgim nën dyshimin për inskenim dhe vrasje të nuses së këtij fshati, Liridona Ademaj.
Ishte nata e 29 nëntorit, kur para makinës në lëvizje të Naim Murselit del grabitësi i inskenuar Granit Plava, i cili paraprakisht dyshohet se ishte paguar nga Naimi që përmes një trillimi të një skene filmike, të vritej gruaja e tij, Liridona Ademaj.
Liridona dyshohet se u tradhtua nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, i cili kishte porositur Granit Plaven ta kryente krimin, duke e qëlluar 30 vjeçaren, nën e dy fëmijëve me plumb në qafë.
Krejt kjo sipas organeve të drejtësisë dyshohet se ishte bërë nga tre burra të fshatit Cermjan.
Kushtrim Kokalla, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, njëherësh edhe nipi i bashkëshortit të Liridonës, Naim Murselit, dyshohet se ishte personi që kishte ndërmjetësuar mes Naimit dhe Granit Plavës për planin e vrasjes.
Ndërsa, ekipi ynë po qëndronte në këtë fshat, babi i Kushtrimit nuk pranoi assesi që të sqaronte rastin në fjalë.
Për arsyen e njëjtë, shkuam edhe tek shtëpia e Naim Murselit, mirëpo edhe pse dyert e oborrit ishin të hapura, njeri i gjallë nuk dukej e as nuk përgjigjej.
Ndërsa, shumë pranë shtëpisë së Naimit, ndodhen varrezat e fshatit, vend ky ku dy ditë më parë u zhvarros trupi i Liridona Ademaj për tu varrosur në varrezat e fshatit të saj të lindjes.
Gjithçka që ka mbetur në këtë vend, janë kurorat e luleve të dhuruara nga familja e Naimit.
Liridona u rivarros në fshatin e saj të lindjes në Rracaj të Gjakovës, ku mes lotëve e dhimbjes së madhe iu dha lamtumira përfundimtare.
Ndërsa mëngjesin e së dielës, Gjykata Themelore në Prishtinë u ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh bashkëshortit të Liridonës,
Naim Murseli për veprën penale “Vrasje e rëndë të bashkëkryerje”, Granit Plavën për “Vrasje të rëndë” dhe “Posedim i paautorizuar i armës” si dhe Kushtrim Kokalla për veprën penale “Marrëveshje për kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë”. /Arbresh.info/ Ejona Hyseni/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...