Mijëra protestues kanë vërshuar sot rrugëve të Shqipërisë, Serbisë dhe Malit të Zi. Kërkesat e tyre janë të njëjta. Protestuesit e të tria vendeve janë duke kërkuar rrëzimin e qeverive aktuale.
Mëngjesi i sotëm në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë nuk nisi si ditëve të tjera. Dita e shtune ishte plotë tension, nën tymin e gazit lotsjellës dhe nën dhunën e policisë shqiptare. Derisa opozita në Shqipëri është duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, Edi Rama.
Sot ishte protesta e pesë e opozitës dhe mbështetësit e saj kishin paralajmëruar se do të ishte më masivja dhe do të shënonte largimin e kryeministrit Rama. Ky masiviteti ishte tipari më i dukshëm që e dalloi protestën e sotme në Shqipëri, raportojn Gazeta Insajderi.
Sipas raportimeve të mediave në Shqipëri në këtë protestë morën pjesë rreth 25.000 vetë.
Kurse sipas partisë opozitare në Shqipëri, Partisë Demokratike, protestuesit erdhën në Tiranë nga të gjitha rrethet e vendit duke arritur në pjesëmarrjen e mbi 50 mijë vetëve. Ndërsa sipas vlerësimit të korrespondentes së DW në Tiranë, protesta e sotme është më masivja.
Policia e Shqipërisë ju përgjigj marshimit masiv të protestuesve me rritjen e masave të sigurisë. Rreth 1600 policë ishin angazhuar për ruajtjen e rendit dhe sigurimin e institucioneve shtetërore nga akte të mundshme dhune.
Por kur marshimi i protestuesve arriti para Parlamentit, protesta u bë masive. Protestuesit tentuan të thyejnë kordonin e policëve, gjë që solli përleshje me forcat e policisë, përdorimin e gurëve dhe sendeve të forta kundër forcave të rendit.
Policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të zmbrapsur sulmin ndaj parlamentit. Nga gurët dhe sendet e forta u plagosën disa policë dhe janë lënduar protestues nga gazi lotsjellës. Të dyja palët po marrin ndihmë mjekësore në spitalet e Tiranës.
Serbi – protestuesit uzurpojnë objektin e televizionit serb
Ndërsa në orët e vona, protestuesit në Serbi, uzurpuan objektin e Televizionit Publik të Serbisë (RTS). Kërkesa e tyre ishte si e protestuesve në Shqipëri, dorëheqja e liderit kryesor të Serbisë, presidentit, Aleksandar Vuçiq. Protestuesit #1në5milionë në Serbi janë duke bërë thirrje policëve që të dalin jashtë me arsyen që ata të hyjnë brenda në objetin e Televizionin Shtetëror të Serbisë.
Në këtë protestë janë duke marr pjesë kreu i opozitës serbe, Dragan Djilas dhe kreu i djathtë, Bosko Obradoviç, ata po kanë vendosur të rrin në objektin e RTS derisa të përmbushen kërkesat e tyre, dorëheqja e Vuçiqit.
Për këtë arsye policia është duke qëndruar në objektin e televizonit serb, me arsyen që t’i ndalojnë demostruestit që të hyjnë në ndërtesë dhe t’i bashkohen pjesës tjetër të protestuesve.
Mediat serbe raportojnë se deri më tash nuk ka ndodhur ndonjë incident dhe nuk ka të lënduar.
Ndërkohë Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Stevanofiq është duke kërkuar largimin e protestuesve nga objekti i RTS-sës.
Ndërsa protestuesit, kanë bërë të ditur se janë rrethuar nga dy kordonë të policisë derisa bëjnë të ditur se ata nuk do të lëvizin nga aty ku janë.
Mali i Zi – protestuesit kërkojnë dorëheqjen e presidentit Gjukanoviq
Po ashtu edhe mijëra veta iu bashkuan protestës në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë duke kërkuar fundin e sundimit të tre-dekadës së Presidentit malazez, Milo Gjukanoviç.
Protestuesit marshuan të shtunën mbrëma duke kërkuar që presidentin, Milo Gjukanoviç dhe qeveria të jap dorëheqje pasi që sipas tyre ajo është thelluar në korrupsion dhe është duke u dyshuar për krim të organizuar.
Aktivistët qytetarë, akademikë, studentë dhe gazetarë të cilët thonë se nuk janë të lidhur me ndonjë parti politike, marshuan nëpër qendrën e Podgoricës duke kënduar “Milo hajduti”, “Jo më krime”, “Rebelim” dhe “Ne jemi shteti”.
Partitë e opozitës mbështesin këtë protestë e cila ka nisur në fillim të shkurtit.
Një grup joformal i intelektualëve, akademikëve, aktivistëve të OJQ-ve dhe gazetarëve qëndrojnë pas protestave të quajtura #Odupri se! [Rezistoni!].
Përveç dorëheqjes së presidentit Gjukanoviç, i cili është tash e 30 vjet në pushtet, protestuesit po ashtu janë duke kërkuar dorëheqjen e Prokurorit të Lartë të Shtetit, Ivica Stankoviç dhe Kryeprokurorit të Krimit të Organizuar, Milivoje Katnic.
Ata akuzojnë zyrtarët e lartë të ligjit për shpërfilljen e provave dhe moszbatimin e korrupsionit të dukshëm në radhët e rrethit të brendshëm të Gjukanoviç.
A
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...